Futboll Seria A Sport

A DO TË LARGOHET NË JANAR? Marotta zbulon të ardhmen e futbollistit “REBEL”

Vetëm pak moment para supersfidës së Seria A, ndaj Napolit, drejtuesi i lartë i Interit, Beppe Marotta, në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, ka sqaruar ndër të tjera pozicionin e klubit zikaltër ndaj ish-mesfushorit të Romës, Nainggolan dhe duke dhënë verdiktin e tij në lidhje me të ardhmen e futbollistit belg, kur ndodhemi vetëm pak ditë nga fillimi i merkatos së dimrit.

“Pozicioni ynë është ai që kemi shfaqur në mënyrë të hapur nëpërmjet komunikatës për mediat. Dua të saktësoj që ne, si klub, jemi bazuar në indikacionet e dhëna nga trajneri, që është lideri i grupit. Më pas, të gjitha ato që janë dinamikat e brendshme, administrohen nga ne. Nainggolan ka ardhur në stadium dhe do të qëndrojë në tribunë për të ndjekur ndeshjen, dhe ky veprim tregon lidhjen e tij me fanellën zikaltër”, sqaroi Marotta.

“A do të largohet në janar? Besoj se absolutisht jo. Nainggolan nuk është në shitje, nuk mendoj se kjo histori do të lëkundë vendimin mbi bazë të të cilit ai u ble në verë. Nainggolan është një futbollist të cilin nuk e zbuloj unë sot. U mor kjo masë sepse ishte e drejtë të merrej. Skuadra përbëhet nga burra por edhe nga profesionistë. Janë situate që administrohen gjithmonë, por as nuk duhet vënë në bankën e të akuzuarve. Tashmë çështja duhet konsideruar e mbyllur”, deklaroi administrator i deleguar për çështjet sportive te Inter, Marotta.

Related posts

INTER TAKIM ME AGJENTIN E YLLIT BELG/ Marotta i ofron Lukakut rrogën e “çmendur” prej…

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Tekniku Josa “shkund” lojtarët para ndeshjes, ja fjalimi i trajnerit të Kukësit…

Delo.autor

Juventus dhe Napoli kërkojnë portierin e Genoa…

Sadik.Autor

Leave a Comment