Gossip Sport

Aktorja e njohur rrëqeth: Futbollisti i Lacios më përdhunoi kur isha 18 vjeçe

Aktorja e njohur italiane, Xhina Lolobrixhida ne një intervistë rrëfimi i saj ka prekur edhe një ish-lojtar të Lacios.

Duke u rikthyer në vitet e rinisë, aktorja 90-vjeçare ka kujtuar një detaj ngjethës . Ajo ka folur per historine e dashurisë me një ish-futbollist të Lacios, për të cilin tha se e ka përdhunuar në moshën 18-vjeçare:

“Më ftoi në një festë ku nuk kishte të ftuar. Më tha të rrija e qetë dhe më dha të pi. Që nga ai moment kujtimi i parë që kam, është zgjimi në një dhomë hoteli, ku isha pa asnjë rrobë në trup”. Rrëfimi i ikonës së kinematografisë italiane vijon pa emra, por me detaje të tjera. Aktorja pranon makthin e përjetuar, duke deklaruar: “Turpin e asaj nate e kam marrë prej vitesh me vete. Tronditja më zgjati disa ditë, gjatë të cilave kuptova që më kishin përdhunuar. Ishte një mendim, të cilin përpiqesha ta injoroja, por ishte e pamundur. Isha e virgjër”.

 

Related posts

Argjentina i ofron një mal me para Guardiolës për të lënë Manchester Cityn

Isa.Autor

Maradona në stadium me të dashurën 27-vjeçare, edhe pse mjekët… (FOTO)

Sadik.Autor

DO TË VENDOSË DREJTËSI NË FINALEN E KUPËS SË MBRETIT/ Arbitri Munuera: Më njoftuan me një telefonatë…

Delo.autor

Leave a Comment