Futboll Premier League

Manchester United 70 milionë euro për Dybalan, Juventus reziston

Larg duart nga Dybala! Për Juventusin talenti argjentias nuk preket. Klubi bardhezi kërkon të ruajë me fanatizëm sulmuesin 24-vjeçar nga “sulmet” e klubeve më në zë në Europë. Gjatë ditëve të fundit Dybala është kthyer temë e rëndësishme në media, duke marrë shkas nga tre mosaktivizimet e tij radhazi.

Emri i tij është lidhur me klube të ndryshme të kontinentit të vjetër, më i fundit Manchester United i Mourinhos. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro, një shifër disi e ulët  kjo për shërbimet e tij cilësore, por siç raporton “Daily Star”, një ankand që do të kapë shifra të çmendura pritet të ndodhë këtë janar për sulmuesin që mban veshur fanellën e bardhezinjve.

Edhe pse nuk ka qenë në formacionin titullar të Allegrit, sërish Juventusi nuk ka ndërmend ta lërë të largohet. Paulo Dybala për ta mbetet titulla, zbret apo jo në fushë.

Related posts

HISTORIA E DUELEVE NË DERBIN E “MADONINËS/ Ibrahimovic kërkon hakmarrjen kundër Interit

Delo.autor

Yjet shqiptarë përballë pesë herë kampionëve të Botës

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Strakosha: Qëndroni në shtëpi! Lazio, stërvitje në shtëpi me programe të veçanta

F.autor

Leave a Comment