Europa League Futboll Sport

Wenger e mbyll me turp aventurën në Evropë

Trajneri legjendar i Arsenalit e ka përfunduar aventurën e tij tek londinezët duarthatë

Të vetmen garë që Arsenal ishte në garë për trofe, atë të Europa Ligë, Wenger e ka humbur sonte kundër Atletico Madrid duke përfunduar kështu karrierën pa trofe në vitin e fundit.

Arsenal u takua në gjysmëfinale të Europa Ligës kundër Atletico Madridit, që ishte një short jo edhe aq i mirë për Arsenalin.

Pas barazimit në Emirates 1-1 të Arsenalit kundër Atleticos ndeshja e dytë gjysmëfinale u zhvillua në Ëanda Metropolitano.

Në Madrid, Atletico ishte me e kompletuar pasi që për këtë skuadër ishte kthyer sulmuesi i rrezikshëm Diego Costa.

Pjesa e parë ishte e barabartë deri në fund të takimit.

Costa do të shënonten në minutën e 47 të pjesës së parë për të kaluar në epërsi Atleticon me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë nisi me një presion më të madh të Arsenalit por që londinezet nuk arritën që të barazojnë rezultatin.

Atletico Madrid do ta pret finalistin e radhës nga ndeshja Salzburg – Marseile, e cila ka shkuar në vazhdime.

Related posts

MOTO GP/ Yamaha nxjerr “jashtë loje” Rossin, investon te talenti francez…

Delo.autor

SHQIPËRI-POLONI/ “Kuqezinjtë” shkelin në stadium, shikoni çfarë ndodh në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

NUK “KURSEHET”/ Reja: Hysaj po luan më shumë me Gattuson, Napoli bëri mirë që bleu Rrahmanin

Delo.autor

Leave a Comment