Europa League Futboll Sport

Europa League/ Marseille shkon në finalen e Lionit! (VIDEO)

Marseille është kualifikuar për finalen e Europa League, pas kohës shtesë, në ndeshjen e luajtur kundër Salzburg.

Koha e rregullt u mbyll 2-0 për Salzburg, që në këtë mënyrë anuloi fitoren 2-0, që Marseille kishte arritur në ndeshjen e parë, por në shtesë francezët shënuan golin e kualifikimit.

Amadou Haidara shënoi golin e shpresës për Red Bull Salzburg, një gol i bukur pas një aksioni individual, në minutën e pestë të pjesës së dytë.

Austriakët nuk kanë humbur asnjë nga 11 ndeshjet e luajtura në stadiumin e tyre në këtë edicion të Europa League, duke fituar tetë prej tyre.

Kur u mbush një orë lojë Bouna Sarr bëri një autogol, duke barazuar gjithçka në këtë gjysmëfinale. Marseille nuk shënonte një autogol në Europë, që nga viti 2010 kur Azpilicueta  shënoi në portën e tij ndaj Spartakut të Moskës.

Pesë minuta para fundit, kur gjithçka po i drejtohej penalltive, mbrojtësi brazilian Rolando kërceu më lart se të gjithë, gjatë një goditje nga këndi, duke i dhënë kualifikimin ekipit të drejtuar nga Rudi Garica.

Olimpique Marseille ka qenë dy herë në finalen e “kupës së vogël”, por në të dyja rastet ka humbur, ndaj Parma në vitin 1999 dhe ndaj Valencia në vitin 2004. Ata mund të krenohet me suksesin në Champions League në vitin 1993, pas finales së fituar ndaj Milan.

https://twitter.com/90MinutesChi/status/992136487868207105

Related posts

E PAPRITUR/ Lionel Messi rikthehet në Barcelonë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij

F.autor

Odise Roshi kapiteni/ Një emocion i veçant, më pëlqen konkurrenca në skuadër

Sadik.Autor

Gomez nuk do të shkojë te Boca, Udinese destinacioni më i mundshëm

Q.Autor

Leave a Comment