Europa League Futboll Sport

SIMONE: Shkruam faqen e parë të historisë së “Metropolitano”

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, festoi në fitoren historike të ekipit të tij kundër Arsenalit, në gjysmëfinale të “Europa League”. Një gol i Diego Costa ia dorëzoi Atleticos fitoren 1-0 në ndeshjen e dytë, në “Wanda Metropolitano”, duke vulosur një sukses të përgjithshëm 2-1, të enjten.

Simeone, i cili ishte i pezulluar në këtë ndeshje, ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij. Dy herë fitues të këtij kompeticioni, spanjollët arritën në finalen e Ligës së Europës për herë të tretë në një “magji” 9-vjeçare, që u ka dhënë atyre edhe dy finale të Ligës së Kampionëve.

“Historia jonë është bërë në kësi lojërash. Stadiumet duhet të jenë fortesa, me lojëra dhe fitore të mëdha, si kjo, – tha argjentinasi nëpërmjet UEFA-s. – Ndieja se si atmosfera ishte. Tifozët ishin me ne në çdo hap të rrugës, ata e dinin se skuadra do t’i shpërblente. Kjo është një nga faqet e para, që kemi shkruar në historinë e stadiumit tonë të ri, “Wanda Metropolitano”.

Ne jemi të kënaqur, që shkojmë në finalen e Lyon. Kemi dashur të kthehemi në finale që nga ajo e fundit, që e arritëm. Skuadra u përgjigj aq mirë javën e kaluar. Portieri Jan Oblak bëri një lojë të mrekullueshme. Sidoqoftë, ky është kualifikim i grupit, sepse krejt ekipi ka qenë me të, në atë nivel. Ne punuam mirë këtë javë dhe ndihemi mirë që po shkojmë në finale”.

Related posts

Problemet me dëmtimet/ Eros Grezda rrezikon ndjeshëm sezonin e ri me Osijek

Isa.Autor

Dita e së vërtetës/ Marota e Paratiçi në selinë e Milanit, HIGUAIN dhe Caldara vishen KUQEZI

Isa.Autor

Besart Berisha shënon gol të bukur për Melbourne Victory (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment