Futboll La Liga

Paulinho: Coutinho s’ka për t’u penduar asnjëherë nëse e braktis Liverpoolin për Barcelonën

Philippe Coutinho nuk do të pendohet për braktisjen e Liverpoolit për Barcelonën, nëse transferohet gjatë janarit, ka thënë bashkëkombësi i tij, Paulinho.

Liverpooli i hodhi poshtë të gjitha ofertat e Barçës gjatë afatit kalimtar veror, përkundër dëshirës së pangopur të brazilianit për të shkuar në “Camp Nou”.

Megjithatë, skuadra katalane nuk e ka ndërmend të zmbrapset dhe do të bëjë ofertë për 25-vjeçarin edhe në janar, dhe Paulinho i ka bërë thirrje atij të mbahet fort dhe ta marrë vendimin e duhur nëse i vjen rasti të transferohet në Spanjë.

“Do ta këshilloja të rrijë i qetë, ta lërë anash ankthin. Kam kaluar nëpër periudhë të njëjtë sa isha në Kinë”, ka thënë Paulinho për Mundo Deportivo.

“Duhet të mendosh për vendimin që merr. Mendoj se nëse ai e ka mundësinë për të ardhur te ne, nuk do të pendohet kurrë”, shtoi ai.

Related posts

VIDEO/ Barcelona kalon në avantazh. Leo Messi me super asist

Q.Autor

RRËFEN HISTORINË E TIJ/ Gerrard: Kisha veshur fanellën e Man United, babai do të më…

Isa.Autor

REAL MADRID-BARCELONA/ Fate paralele për të dy gjigantët spanjoll, nga kriza në lojë për dopietën e titujve

Delo.autor

Leave a Comment