Futboll Ligue 1 Sport

Pritja ishte e gjatë, por Neymar tashmë është gati për…

Me një aeroplan privat dhe i rrethuar nga miqtë, siç raportohet nga gazeta franceze “Le Parisiene”, Neymar ka zbritur në Paris. Braziliani la Sao Paolo të enjten dhe, të premten, u gjend në tokën franceze, pas uljes në aeroportin “Le Bourget”, pranë kryeqytetit francez.

Pas aterrimit, ylli i PSG-së u transferua në shtëpinë e tij në Bougival (Yvelines), ku do të vazhdojë rimëkëmbjen pas operacionit. Megjithatë, siç e ka konfirmuar Unai Emery, Neymar nuk do të bashkohet me dinamikën e trajnimit të ekipit dhe do të ndjekë planin e vet të riaftësohet.

Kthimi i tij në Francë vjen pas zemërimit të një pjese të tifozëve të ekipit parizien për shkak të vendimit të brazilianit, që ta përfundonte pjesën e parë të fazës riaftësuese në vendin e tij të lindjes.

Ndërsa është e vërtetë që raportet mjekësore deri më tani janë të favorshme, ne do të duhet të presim për testin e ardhshëm, i cili do të mbahet më 17 maj, për të parë nëse Neymar mund, ose nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Botës në Rusi, edhe pse në Brazil janë optimistë.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Kërkon përforcime në ekip, Milan siguron yllin e Bundesliga-s…

Delo.autor

LAZIO-INTER/ “Olimpico” me kapacitet maksimal, ja sa tifozë “zikaltër” do të jenë të pranishëm

Delo.autor

REKORDI I ZI I REALIT/ Një “thatësirë” që kishte 33 vite pa ndodhur

Isa.Autor

Leave a Comment