Futboll Sport

DOMINIM ABSOLUT NË FUTBOLLIN PËR FEMRA/ Amerika fiton për herë të 4-t Kupën e Botës

Megan Rapino shënoi përsëri sot në finalen e Botërorit të Femrave ndaj Holandës, duke ndihmuar SHBA që të mbronte titullin kampion në një ndeshje që konfirmoi përsëri amerikanet si superfuqinë absolute të futbollit botëror.

Pjesa e parë u dominua nga ekipi amerikan, me sulme të pareshtura drejt portës holandeze ku Van Venendal bëri disa pritje vendimtare për të mbajtur jashtë sferën.

Por golat munguan dhe pavarësisht mbajtjes më të madhe të topit apo aksioneve më të qarta, për të pritur golin e parë u desh pjesa e dytë dhe një penallti e diskutueshme.

Van Der Gragt goditi me takë në shpatull Aleks Morgan dhe pas konfirmimit me VAR u vendos për një gjuajtje nga pika e bardhë.

Rapino nuk gaboi si zakonisht dhe i dha avantazhin skuadrës së saj, që luajti më e qetë, duke kontrolluar me lehtësi ofensivën holandeze që nuk gjente dot të çara.

Me një aksion perfekt të Lavel, çdo gjë mori fund në minutën e 69-të, pasi goli i saj vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 që i dorëzoi trofeun SHBA për herë të pestë në histori.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: PSG nuk përmbahet, shënon edhe Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

Vjet u ble dhe u huazua, tani është i pari që fillon stërvitjen te Bayern

Sadik.Autor

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA/ Juventus ofron 40 milionë euro për mesfushorin e Manchester United…

Delo.autor

Leave a Comment