Futboll Premier League Sport

Manchester City, Guardiola zbulon lamtumirën e mesfushorit afrikan…

Yaya Toure do t’i jap fund karrierës me Manchester City, pas tetë vitesh, bëri të ditur trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola.Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka qenë pjesë e rëndësishme e City në epokën më të suksesshme të klubit britanik dhe do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi, të mërkurën kundër Brighton.

Toure nuk ka qenë kurrë titullar në këtë sezon me trajnerin Pep Guardiola, por spanjolli i ka bërë një premtim 34-vjeçarit.

“Yaya ka qenë këtu që në fillim të këtij udhëtimi të ri për klubin e City dhe ka qenë një futbollist kyç, shumë i dashur për ekipin dhe tifozët, – tha Guardiola. – Në ndeshjen e fundit në këtë sezon, në shtëpinë tonë, ai do të ketë mundësinë të përshëndesë tifozët për herë të fundit. I takon të largohet me të gjithë respektit.”Yaya Toure ka luajtur 229 ndeshje me City në Premier League dhe ka shënuar 59 gola.

Related posts

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Merkato tek Tirana dhe Kukësi, ja 3 dëshirat për Dinamon e Shkëmbit

Delo.autor

Njihuni me Bettinellin/ Portieri që është grumbulluar nga Anglia pas vetëm 2 ndeshjeve në Premier 

Isa.Autor

E pabesueshme/ Nuk i dha “Topin e Artë”, ndaj “France Football” i kërkon falje Iniestës

Sadik.Autor

Leave a Comment