Futboll Sport

TENSIONET PAS VRASJES SË KOMANDANTIT IRANIAN/ Kombëtarja e njohur anulon vizitën në Katar, ja reagimi në rrjetet sociale (FOTO)

Vrasja e komandantin të forcave iraniane, Quds Qassem Soleimani ka shkaktuar problematika edhe në futboll.

Kaosi që ka përfshirë shtetet e Lindjes së Mesme, ku siguria ka prekur nivelet më të ulëta kanë detyruar kombëtaren e futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të anulojë vizitën e tyre në Katar.

Pikërisht, ky shtet ishte përcaktuar si vendi pritës për kombëtares e ShBA-së, e cila do të niste përgatitjet për sfidën miqësore me Kosta Rikën. Megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në “Twitter” Federata Amerikane e Futbollit ka pohuar se nuk do të udhëtojë drejt Katarit dhe ka nisur punën për të gjetur një vend të ri për ndeshjen me Kosta Rikën.

“Për shkak të situatës në zhvillim në rajon, Soccer Soccer ka vendosur të shtyjë udhëtimet për në Katar për kampin e planifikuar të janarit të Ekipit Kombëtar të Meshkujve. Tani ne po punojmë për një marrëveshje të re për një ndeshje të ardhshme kundër Kosta Rikës, që do të luhet muajin e ardhshëm,” mbyllet njoftimi i Federatës amerikane.

Quds Qassem Soleimani u vra të enjten pas një seri sulmesh ajrore amerikane në Irak. Bashkë me komandantin e forcave të ushtrisë iraniane mbeten të vrarë edhe udhëheqës të milicisë irakiane.

Related posts

MUNGOI NË BOTËROR/ Sane zbulon rivalin më të madh të Man City-t për sezonin e ri

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Finlandë-Itali. Rezultati 0-1

Delo.autor

NGJALL POLEMIKA ME LIBRIN E TIJ/ Chiellini: Ia kanë dhënë “Topin e Artë” lojtarëve më të dobët si Shevchenko dhe jo Tottit

Delo.autor

Leave a Comment