Futboll Premier League Sport

Conte: E ardhmja? Kam edhe një vit kontratë me Chelsea…

Të mposhtësh Liverpool, për të shpresuar ende te Champions League, për ekipin e Chelsea. Antonio Conte është në “udhëkryq”, por nuk mendon për të ardhmen. “Që nga fillimi i sezonit të gjithë flasin për të ardhmen time, por përgjigja është gjithmonë e njëjta: kam një kontratë deri në qershor 2019 dhe punoj çdo ditë me seriozitet, – përgjigj ai në konferencë për shtyp. – Tani të mendojmë për Liverpool, e më pas për finalen e Kupës së Anglisë.”

Trajneri i Chelsea vazhdoi: “Duam t’i japim të paktën një kënaqësi tifozëve duke fituar FA Cup, por edhe ndeshja ndaj Liverpool është shumë e rëndësishme për të mbajtur shpresën për një nga katër vendet e para në Premier. Nuk e di nëse është momenti i duhur për t’u ndeshur me Liverpool, që siguroi finalen e Champions. Ne jemi gati.”

Në lidhje me temën e trajnerit të ri të kombëtares italiane, ish-trajneri i “axurrëve” pohoi: “Mancini dhe Ancelotti janë dy kandidatët. Cilido të zgjidhjet prej tyre mendoj se do të bëj një punë të mirë.”

Related posts

ASKUSH SI KLOPP/ Tekniku gjerman vendos rekord absolut në Angli (VIDEO)

Delo.autor

FYERJET RACISTE NDAJ YLLIT STERLING/ Hungaria i kundërpërgjigjet Anglisë: Harruat që tifozët tuaj u tallen me…

Delo.autor

Interi këmbëngul për Nicolas Gonzalez, Di Marian e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment