Sport Të tjera

Dumoulin fiton etapën e parë të Xhiros, Zhupa e mbyll i 158-ti kronometrin

Në rrugët e Jeruzalemit u zhvillua sot etapa e parë e Xhiros së Italisë, një kronometër individual, 9.7 kilometra e gjatë. Dhe menjëherë, që në start, një prej pretendentëve për fitimin e këtij turneu ka shënuar emrin e rij. Ai është holandezi Tom Dumoulin, kampioni në fuqi i këtij turneu, që përshkoi distancën në kohën 12”02”, duke lënë pas australianin Rohan Dennis me 2 sekonda më shumë, ndërsa i treti u rendit belgu Victor Campenaerts (po 2 sekonda më shumë).

Falë këtij triumfi, Dumoulin mban të veshur edhe fanellën rozë të liderit të këtij turneu, ndërkohë që rivalët e tij kryesorë për fitimin e Xhiros së Italisë humbën mjaft terren që pas kësaj etapë. Britaniku Chris Froome u rendit në vendin e 21-të, me 37 sekonda vonesë karshi holandezirt, ndërsa italiani Fabio Aru e mbylli garën e sotme në vendin e 47-të, me 50 sekonda më shumë se fituesi.

Eugert Zhupa rrefehet para fillimit te Xhiros se Italise

Për sa i përket çiklistit shqiptar Eugert Zhupa, që garon me skuadrën e Wilier Triestina-Selle Italia, ai e mbylli garën e sotme në vendin e 158-të, duke prerë vijën e finishit pas 1’43” nga fituesi i etapës. Kronometri nuk është arma e fortë e Zhupës, që pritet të tregojë forcën e tij në etapat në vijim (ky është viti i 4-t që Zhupa merr pjesë në Xhiro).

Në total, në këtë etapë të parë garuan 176-të çiklistë, ndërkohë që ky është edicioni i 101-të i Xhiros së Italisë, një nga 3 turnetë më të mëdhenj në sportin e biçikletës, bashkë me Turin e Francës dhe Vueltën e Spanjës. Edhe dy etapat e radhës së Xhiros së Italisë do të zhvillohen në Izrael.

Related posts

Brazili në PANIK/ Ja çfarë thotë “ylli” brazilian për DËMTIMIN

Sadik.Autor

PAS DISFATËS NDAJ VALENCIAS/ Trajneri Setien: Humbëm nga gabimet tona të shumta!

Delo.autor

RRËFIMI PREKËS/ Ish-sulmuesi Hakan Shukur: Erdogan mi mori të gjitha, tani punoj taksist

Delo.autor

Leave a Comment