Futboll Ligue 1 Sport

ZBULONI arsyen e vërtetë për largimin e Neymar nga Barcelona

Trajneri i PSG-së, Unay Emery, ka zbuluar arsyen e vërtetë të largimit të Neymar nga Barcelona. Sulmuesi brazilian verën e kaluar për 222 milionë euro, la Barcelonën për t’iu bashkuar PSG-së, si transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit.

Emery në një intervistë dhënë së fundmi, ka thënë se Neymar është larguar nga Barcelona për shkak të Lionel Messit, i cili është lider te skuadra katalanase. “Një nga arsyet pse Neymar është larguar nga Barcelona është shkaku i lojës së drejtuar tërësisht nga Lionel Messi, dhe Neymar ka qenë i detyruar të luajë për të”, ka thënë Emery.

Trajneri spanjoll, ka thënë se Neymar është transferuar te PSG për t’u bërë lider i skuadrës, duke zbuluar se ai ka qenë i detyruar të bëjë gjithçka që të mbajë në dispozicion brazilianin.

Related posts

Michael Jordan kërkon trajnerin italian për Charlotte

Sadik.Autor

Wolfsburgu ngec ndaj Augsburgut, mbijetesa ende në rrezik

Sadik.Autor

PREMIO PËR 8 KLUBE DHE SUPERKUPA/ Ja propozimet Ligës Profesioniste për sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment