Boks Sport

Kryhen peshimet zyrtare, Haye më i lehtë se Bellew para revanshit

24 orë para duelit të peshave të rënda mes David Haye dhe Tony Bellew, që zhvillohet nesër në mbrëmje në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, dy boksierët britanikë kanë kryer sot pasdite peshimet zyrtare. Gjithçka brenda limiteve, por ndryshe nga sfida e një viti më parë (mars 2017), këtë herë të dy boksierët ishin më të lehtë në peshë. Haye peshonte 15st10lbs2oz (rreth 95.8kg), ndërsa Bellew 16st9oz (101.6kg). Pra Haye ishte më i lehtë në peshë se sa rivali i tij, që tregon se ka një taktikë tjetër, për të lëvizur më shumë në ring dhe kërkuar një fitore falë aftësivë të tij teknike, ndërsa Bellew shpreson të përdorë forcën fizike për të mposhtur rivalin.

Ashtu si 24 orë më parë, kur dy boksierët u kapën me duar gjatë konferencës për shtyp edhe sot nuk mungoi tensioni në kohën që kryhej peshimi, por këtë herë më së shumti pati fyerje e akuza nga ana e dy sportistëve britanike. “Jam më i rëndë se David, por kjo nuk përbën një problem për mua. Pesha është thjesht një numër. Unë jam më i ri në moshë dhe një 37-vjeçar nuk ka forcën për të më mundur”, u shpreh Tony Bellew.

Ndërsa Haye premtoi luftë në ring, për ta fituar këtë revansh dhe rikthyer kampioni i dikurshëm. “Njerëzit do të shohin David Haye të dikurshëm. Unë jam gati për luftë. Bellew do të ketë nevojë për “karburant” në raundet e fundit, ndaj unë do ta hedh poshtë dhe do të fitoj me “KO”. Jam më i lehtë në peshë, jam më në formë dhe do ta shihni këtë gjë në ring. Jam i shpejtë dhe i disiplinuar, jam përgatitur fort për ta fituar këtë sfidë”, u shpreh David Haye.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ish-presidenti i Deportivos: CR7 ma afruan ta blija 18 vjeç, ja çmimi që duhej të paguaja

Delo.autor

SHTYHEN VENDIMET/ Tirana qetësi pas “furtunës”, Presidenti Halili mediton ende rreth…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Osasuna-Barcelona. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment