Futboll Sport

Atletico Madrid nuk do të ketë trajnerin në finalen e Europa League

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është skualifikuar për katër ndeshje pasi ka ofenduar gjyqtarin gjatë ndeshjes së javës së kaluar në Europa League kundër Arsenal. Komisioni i disiplinës së UEFA vendosi se trajneri argjentinas do të jetë i skualifikuar edhe për tre ndeshjet e tjera sepse njërën e shleu në gjysmëfinalen e kthimit ndaj “topçinjve”.

Simeone është gjobitur edhe me 10 mijë euro dhe do ta ndjekë nga tribuna finalen e Europa League në Lion kundër Marseille.

Atletico, që u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 2-1, do të drejtohet nga German “Mono” Burgos në finalen e 16 majit.

Related posts

VIDEO/ Tifozët e Chelseas thirrje në stadium kundër Barcelonës

Q.Autor

 Kamza-Laçi/ Formacionet: Duro hedh në fushë më të mirët, ja si do të rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

Xherdan Shaqiri transferohet te gjigantët e futbollit turk

Sadik.Autor

Leave a Comment