Futboll Sport

Zvicra na “degdis”, befason me vendimin për Shqipëri-Kosovë!

Shqipëria dhe Kosova kanë në plan të luajnë një ndeshje miqësore më 29 maj në Zvicër, por tanimë ka një problem, pasi autoritet zvicerane i kanë bërë “bllokadë” organizimit të ndeshjes, duke mos pranuar të sigurojnë mbarëvajtjen në shtetin e tyre. E gjitha lidhet me arsye sigurie shkruan gazetar “Sport Ekspres”. Një vendim befasues duhet thënë, pasi në të shkuarën kanë luajtur në këtë shtet miqësore dhe nuk ka pasur pengesa.

Gjithçka ishte planifikuar të organizohej në “Stadion Schützenwiese” në Winterthur, por tanimë ka marrë rrjedhë tjetër. Drejtuesit e FSHF-së po mendojnë të gjejnë një stadium tjetër dhe po punohet të luhet diku afër, ndoshta në Luksemburg, Austri apo Francë. Shqipëria do të grumbullohet në Zvicër dhe për 9 ditë do të përgatiten për ndeshjen me Ukrainën, që do të zhvillohet më 3 qershor.

Për trajnerin Christian Panucci kjo periudhë përgatitjesh dhe miqësore do të shërbejë shumë për nisjen e takimeve në UEFA Nations League, ku kuqezinjtë janë në një grup me Izraelin dhe Skocinë. Pritet që të ketë risi në listë dhe një ndeshje me Kosovën dhe Ukrainën do të ishin një mundësi e mirë për të luajtur të gjithë. Vëllazërorja me Kosovën do të ishte e katërta në histori. Për herë të fundit u luajt një takim në Kosovë për të festuar kualifikimin në “Francë 2016” të Shqipërisë. Ai takim përfundoi në barazim 2-2. Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Manaj dhe Rrahmani, kurse për Kosovën shënuan Celina dhe Rashani.

Related posts

PAS LAMTUMIRËS ZHGËNJYESE TEK MILAN/ Gattuso merr ofertë nga klubi francez…

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH? Kamerat kapin një VEPRIM TË ÇUDITSHËM të Gareth Bales (VIDEO)

Isa.Autor

ELSEID HYSA REZULTON SËRISH POZITIV/ Infektohet me COVID edhe Rahmani

Delo.autor

Leave a Comment