Futboll Seria A Sport

Calhanoglu: Ju tregoj formulën Gattuso, mesazhi im për tifozët

Hakan Calhanoglu është një nga shtyllat e Milanit të Rino Gattuso-s, dhe një nga futbollistët më të dashur të popullit kuqezi. Lojtari turk ndihet mirë te “Djalli” dhe sigurisht që një rol të madh në ecurinë e tij ka luajtur edhe trajneri, i cili e ka ndihmuar shumë që të përshtatet.

“Trajneri flet shumë me mua, por edhe me futbollistët e tjerë. Unë kam një raport shumë të mirë me të. Gjithnjë ka besuar te mua që kur erdhi këtu dhe kjo ka bërë që vetëbesimi im të rritet së tepërmi. Unë arrij që të luaj sipas stilit tim, njësoj si edhe te Leverkusen. Dua që të ndihmoj skuadrën dhe jam maksimumin, edhe pse trajneri më ka ndihmuar shumë në këto muaj, ku kam hasur vështirësi. Kështu që nuk mund të bëj gjë tjetër veçse ta falënderoj teknikun dhe stafin që më ka dhënë sigurinë”.

I pyetur se si gjuhet një goditje dënimi perfekte, ai tregoi: Goditje perfekte është kur shënoj gol. Shumë persona presin nga mua që të shënoj. Punoj gjithnjë që t’ia dal.”.

Në fund, ka një mesazh për tifozët.

“Dua të falënderoj tifozët për ngrohtësinë që më kanë dhënë dhe dua t’ua kthej këtë. Tani kam më shuam besim dhe kjo falë tyre. Dua të përmirësohem ditë pas dite e të jap maksimumin. Na ndiqni gjithmonë, do japim maksimumin. Ju duam! Milanoja? Super qytet, njerëz fantastikë. Kam më shumë kohë për të dalë, e qetësuar”.

Related posts

Eshli Jang me çorape të çuditshme, Adnan Januzaj nuk e mban do të qeshurën

Isa.Autor

Katrina Maria, tifozja seksi e Manchester United (FOTO+16)

Q.Autor

BYLISI SPEKTAKOLAR/ Ballshiotët përmbysin Kukësin dhe i shkakton humbjen e parë

Delo.autor

Leave a Comment