Futboll Sport

KËRKOHEJ ME NGULM NGA KUKËSI/ Por Leonit Abazi firmos me klubin kosovar…

Leonit Abazi “lë thatë” Kukësin dhe firmos me Prishtinën në Superligën e Kosovës. Pas bisedave të gjata është arritur akordi trevjeçar mes klubit kryeqytetas dhe anësorit 26-vjeçar. Lojtari i lindur në Gjilan, futbollistë i krahut të majtë, 174 cm i gjatë, ish-futbollisti i Dritës, në korrik të vitit 2013 kishte kaluar te Skënderbeun. Skuadër me të cilën kishte fituar gjithçka çfarë mund të fitohet duke luajtur edhe në grupet e Eeropa Ligue-s.

123 ndeshje të zhvilluara me Skënderbeun (88 në kampionat, 8 në Europa Ligue, 26 për Kupë, 6 ndeshje në kualifikimet e Championsit dhe 5 në Superkupë) duke shënuar 6 gola (4 kampionat, 2 Kupë) dhe 4 asistime.

“Vendosa për Prishtinën, sepse është klubi më i madh në Kosovë, klubi më i trofeshëm dhe klub me ekip me ambicie shumë të mëdha. Kjo ishte arsyeja më e madhe e kësaj zgjedhjeje. Sigurisht që pres titullin kampion me Prishtinën, aty ku e ka vendin klubi dhe sa më lart të ecim në Europë.

E njoh ekipin e Prishtinës, e kam përcjellë edhe sa isha në Shqipëri, sikurse edhe kryetrajnerin Josa, të cilin e kam pasur trajner edhe te Skënderbeu. Është trajner me përvojë dhe kam respekt të madh për të”, – u shpreh Leonit Abazi

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Sheffield. Rezultati 2-0

Delo.autor

Të DORËZUAR/ Ja reagimi i Messit, Sampaoli dhe Higuain pas golave të Kroacisë (VIDEO)

Isa.Autor

RRËFEN MBI TË ARDHMEN E TIJ/ Rodriguez i dëshpëruar: Nuk më duan më. Të shkoj në Kolumbi? Nuk mendoj…

Delo.autor

Leave a Comment