Futboll Sport

Morata: Mund të mos ftohem nga Spanja për Botërorin në Rusi

Sulmuesi e Spanjës, Alvaro Morata, e ka pranuar se sezoni i tij i dobët me Chelsean mund të rezultojë në mos ftesë për Kupën e Botës, e cila zhvillohet këtë verë në Rusi.

25-vjeçari gëzoi një fillim fantastik në Chelsea pas transferimit nga Real Madridi, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e tij të para në Premierligë.

Megjithatë, ai e ka gjetur vetëm një herë rrjetën e portës kundërshtare në ligën elitare angleze që prej dhjetorit, dhe si pasojë u la jashtë nga Kombëtarja spanjolle për ndeshjet miqësore kundër Gjermanisë dhe Argjentinës në mars.

Derisa Morata dëshiron më patjetër të ftohet nga Julen Lopetegui për Botërorin 2018, i cili nis muajin e ardhshëm, ai e di se forma së fundmi mund të rezultojë në mos përfshirjen e tij.

“Dua të shkoj në Rusi”, ka thënë Morata për të përditshmen spanjolle “Marca”.

“Do të jetë shumë e vështirë për mua të mos ftohem, por ka mundësi të ndodhë kështu”, shtoi ai.

“Gëzimi kur je në listë mund të jetë i hatashëm, por duhet ta kuptoj se ky vit s’ka qenë më i miri dhe ka mundësi të mbes në shtëpi”, theksoi ai

Related posts

NDODH VETËM NË SHQIPËRI/ Zyrtarizon klubi i Superligës, “flak” në rrugë 3 lojtarë në mesin e kampionatit

Isa.Autor

Kupa e Botës, Mbappe takon ish-boksierin për të marrë “leksione” force

Sadik.Autor

Golashënuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment