Futboll Sport

Momente paniku në Shkodër, çfarë po ndodh në ndeshjen e Vllaznisë? (FOTO)

Ka disa minuta që ka nisur pjesa e dytë në fushën sportive “Reshit Rusi” mes Vllaznisë B dhe Tërbunit të Pukës. Një finale mbijetese në grupin A të Kategorisë së Parë mes shkodranëve dhe pukjanëve. Pjesa e parë është mbyllur në avantazh të Vllaznisë B me fitoren 2 – 0, falë golave të Hallunaj dhe Hajdarit, ndërkohë në fillimin e së dytës ka shënuar Gjini për miqtë, duke ngushtuar shifrat në 2 – 1.

Duhet theksuar se ka qenë një pjesë e parë me tension, ku ka pasur dy momente delikate. Fillimisht ka pasur një përplasje mes Prendit të Tërbunit dhe Kapaklijës së Vllaznisë B, ku ky i fundit ka qëndruar për disa momente i shtrirë në fushë. Kjo edhe për shkak se ekipi shkodran nuk kishte mjek. Më pas lojtari është detyruar të zëvendësohet.

Ndërkohë më pas ka pasur një tjetër përplasje mes Shabës së Tërbunit dhe njërit nga lojtarët e Vllaznisë. Pikërisht Shaba ka pësuar një çarje në kokë por për momentin vijoi lojën e u zëvendësua pas pak minutash.

Më pas, Shaba, lojtari shkodran, ka pësuar të fikët, duke detyruar ambulancën të futët në fushë dhe ta transportojë në spitalin e Shkodrës. Por, fatmirësish gjëndja e tij është përmirësuar tashmë, edhe pse ndodhet akoma në spital.

Related posts

LLOGARITË/ Mund të mbijetojnë edhe pa shitje, ja si PSG-ja do t’i mbulojë shpenzimet e Messit…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Manchester United triumfon me “POKER”, Roma ndalet në barazim

Delo.autor

Rafinha: Inter? Dua të qëndroj

Sadik.Autor

Leave a Comment