Futboll Sport

Lika: Nuk pati tension, na penalizuan mungesat

Luftëtari mori një barazim pa gola në Kamëz, që duket se ka lënë të kënaqur trajnerin Hasan Lika, pasi skuadra gjirokastrite ruan pozitat në zonën Europa League.

Nga fusha e lojës u duk se merituat diçka më shumë. Sa i kënaqur jeni me këtë barazim?
Ishte rezultat pozitiv, që na kënaq për ecurinë e skuadrës. Ishte ndeshje e vështirë, pasi kundërshtari luftonte për mbijetesën dhe donte me patjetër pikë, ndaj dha gjithçka. Gjithsesi vuajtëm shumë edhe mungesat, që mendoj se na penalizuan dhe nuk na lanë të shpreheshim ashtu siç duhet. Mendoj se ishte një ndeshje e hapur, ku mund të kishim fituar, por edhe mund të ishim ndëshkuar.

Skuadra u duk se vuajti në krahun e majtë…
Demo pati disa momente vështirësie pasi nuk kishim dyfishim në krah, por e thashë që mungesat ndikuan. Ndoshta edhe Aleksi mund të luante në të majtë, ndërsa Bregut i pata kërkuar të ishte më i rrezikshëm në vijën e sulmit.

Ka pasur tension para ndeshjes. Është reflektuar kjo tek skuadra?
Jo, ishte një ndeshje normale dhe nuk pati aspak tension. Mund të kemi tension të brendshëm ne, sepse duam Kupat e Europës, por ndeshja ishte normale. Kishte luftë sportive, por në përgjithësi ishte ndeshje korrekte.

Related posts

ASNJË MINUTË PUSHIM/ Ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Real Madridi

Delo.autor

NGA GOLI NDAJ GJERMANISË TEK ARRATISJA NË FRANCË/ Rrëfimi special i ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NË “NIKO DOVANA”/ Flet trajneri Shkëmbi: Bllokuan sulmin e Kukësit, por bëmë…

Delo.autor

Leave a Comment