Futboll Sport

Ribaj zbulon rivalitetin me Sukajn dhe flet për golin

Andi Ribaj ishte protagonisti absolut i Vllaznisë në barazimin 1-1 kundër Flamurtarit në Vlorë. Sulmuesi fierak shënoi një gol mjaft të bukur duke krijuar iluzionin e fitores për kuqeblutë, por në sekondat e fundit Flamurtari përfitoi nga një përgjumje e mbrojtes së shkodranëve dhe barazoi ndeshjen me anë të Camara. Gjithsesi edhe një pikë në Vlorë nuk mund të konsiderohet rezultat i keq, ndonëse mbijetesa sa vjen e vështirësohet. Ribaj, nuk ka qenë gjithmonë zgjedhje e parë në Shkodër, megjithatë ai gjithmonë e ka treguar vetën kur ka luajtur.

“Unë bëj detyrën time sa herë më jepet mundësia. Unë dua që gjithmonë të marrim 3 pikë për të kaluar ngërçin dhe të hedhin hapin drejt mbijetesës. Sukaj është një emër i madh. Unë stërvitem maksimalisht për të rivalizuar Xhevon. Më pas vendos trajneri”, tha sulmuesi fierak, që më pas zbuloi se kishte marrë komplimenta edhe nga vlonjatët. “Familjarët dhe njerëzit e afërt më kanë uruar për golin. Thjesht kaq, asgjë më tepër”.

Related posts

GODITJE E RËNDË TE EKIPI TURK/ Jose Mourinho largohet nga Fenerbahçe

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Luftëtari. Rezultati 1-0

Delo.autor

MOMENTE PANIKU/ Po ndiqnin ndeshjen, shembet tarraca e ndërtesës në Sarandë. Tifozët e Butrintit bien nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment