Futboll Kombëtarja Sport

Flet “tradhëtari” Ismajli: Nuk kam thyer premtimin ndaj Vokrrit, në FFK u thye puna e tij

Ardian Ismajli ishte risia e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet që do të luhen përballë Skocisë dhe Uellsit. Mbrojtësi kosovar vendosi të lëri përfundimisht përfaqësuesen e Kosovës për t’iu bashkuar skuadrës kuqezi. Në Kosovë nuk e kanë kapërdir dot largimin e tij e shkojnë deri aty sa e quajn tradhëtar. Në një prononcim për “kallo.com”, ai ka rrëfyer se nuk ka thyer asnjë premtim ndaj ish-presidentit Vokrri dhe se me vdekjen e tij ndryshuan shumë gjëra në Federatë dhe se mundësia për të luajtur me Shqipërin është një ëndërr e bërë realitet.

Zgjedhja e Shqipërisë? Ka qenë një ëndërr e imja që t’i përfaqësoj shqiptarët, nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Mali i Zi. Jam i privilegjuar që luaj për flamurin kuq e zi që i përfaqëson të gjithë. Që nga marsi i këtij viti kam pasur kërkesë që të jem pjesë e Shqipërisë. Panuçi e ka pëlqyer stilin tim të lojës dhe ka shprehur dëshirën të jem atje.

Premtimi ndaj Vokrrit? Më vjen shumë keq kur dëgjova deklarata si ato të Salihut, sepse ai më njeh mirë dhe e dinë të gjithë atë që ka ndodhur, por do t’ia lëmë kohës. Me vdekjen e Vokrrit, ndryshuar gjërat në FFK. Unë nuk e kam thyer premtimin, por u thye puna e të ndjerit. Te Shqipëria më kanë pritur mirë dhe më kanë uruar mirëseardhjen. Për sa i përket formacionit ajo është punë e trajnerit”, u shpreh Ismajli.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Andi Lila bëhet pjesë e skuadrës së Tiranës

Delo.autor

Lajmi i fundit / U mund nga Teuta: Kamza humb durimin dhe SHKARKON DEVOLLIN

Isa.Autor

UEFA MERR VENDIMIN/ Finalja e Superkupës së Europës gjykohet nga një femër, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment