Futboll Sport

Didier Deschamps shtyn shpalljen e listës për Botëror, ja kur do të publikohet

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka shtyrë shpalljen listës së lojtarëve që do marrin pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Rusi, deri pas përfundimit të finales së Europa League, në mënyrë që të ndihmojë lojtarët francezë të përfshirë në këtë ndeshje.

Ky vendim u mor “për të mos penguar përgatitjet e lojtarëve francezë që aktivizohen tek Marseja dhe Atletico Madrid,” deklaroi të premten Federata Franceze e Futbollit.

Deschamps do të publikojë listën lojtarëve të përzgjedhur për Kupën e Botës më 17 maj, një ditë pas përfundimit të finales së Europa League që do të luhet në Lyon.

Marseille do të luajë finalen e saj të parë evropiane pas 14 vjetësh, pasi mposhti Salzburgun të enjten, ndërsa nga ana tjetër Atletico mposhti Arsenalin.

Disa lojtarë të Marseille, përfshirë Steve Mandanda, Florian Thauvin, Dimitri Payet, Adil Rami dhe Bouna Sarr, kanë një shans për t’u përfshirë në skuadrën e Deschamps, ndërsa lojtari i vetëm francez tek Atletico është Antoine Griezmann, i sigurt për të udhëtuar në Rusi.

Federata konfirmoi gjithashtu se lista e përkohshme prej 35 lojtarësh, do të dorëzohet në FIFA para përfundimit të afatit që është data 14 maj. Sipas vendimit të FIFA-s të gjitha vendet pjesëmarrëse në Kupën e Botës duhet të kenë finalizuar listën me 23 lojtarë deri më 4 qershor

Related posts

FOTOLAJM/ “Po Josh! Ndodhi me të vërtetë”, Bayern bën postimin epik në “Twitter”

Delo.autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Legjenda italiane qetëson Donarumën: Gabimi do t’i bëjë mirë

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN NGA KUKËSI/ Gjoka i revoltuar: Nuk jemi një vorbull që vlon…

Delo.autor

Leave a Comment