Futboll La Liga Sport

Ky është talenti kolumbian që James Rodriguez i ka rekomanduar Real Madridit

Thuhet se lojtari kolumbian i ka rekomanduar Florentino Pérez-it transferimin e bashkëatdhetarit të tij Davinson Sánchez, i cili me formën e shkëlqyer të treguar gjatë këtij sezoni me ekipin e Tottenham, ka provuar se është i gatshëm për sfida të reja dhe më të mëdha. Presidenti madrilen ka dyshime për karakterin e mbrojtësit, dicka që e ka penalizuar në të kaluarën, pasi lojtari është ndjekur nga Reali edhe vitin e kaluar por në fund u zgjodhë Jesús Vallejo.

Nga ana tjetër Davinson Sánchez i ka shprehur rrethit të tij të ngushtë miqësor, se do të ishte një ëndërr për të që të luante për Real Madridin. Për këtë arsye mendohet se iniciativa e James Rodriguez për të rekomanduar atë është pëlqyer nga lojtari i Tottenham, i cili shpreson të jetë trashëgimtar i Sergio Ramos dhe të shkruajë historinë në Spanjë.

Related posts

Champions League/ Gol surprizë në sfidën Manchester City-Basel

Q.Autor

“DO TË TË DUA GJITHMONË”/ Sterling i kushton dedikim mikeshës së tij 26-vjeçare që vdiq nga Covid-19

Delo.autor

“JAM I SIGURT SE…”/ Agjenti Mendes zbulon të ardhmen e CR7 dhe bënë parashikimin

Delo.autor

Leave a Comment