Futboll Seria A Sport

Igli Tare në “aksion” për të përforcuar merkaton e Lazios, zbulohen emrat dhe gati milionat

Drejtori Sportiv i Lazios është duke “piketuar” emrat që do t’i shërbejnë ekipit të tij për sezonin e ardhshëm. Turttomercato.com raporton se drejtuesit kanë për të shpënzuar një shumë që fillon nga 30 milion euro dhe bëhet fjalë për lojtar si Fabian Ruiz, mesfushorin 22 vjeçar të Real Betis.

Talenti spanjoll ndërkohë ndiqet edhe nga Barcelona, që kërkon të zëvendësojë mesfushorin Andres Iniesta, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Dy emrat e tjerë që përfliten për skuadrën e Lazios janë dyshja e Atalantës, Marten de Roon dhe Bryan Cristante. Ende nuk ka një ofertë konkrete, por Igli Tare është duke e studiuar situatën për të sjellë në skuadër element që do e përfaqësonin denjësisht ekipin e “kaltër’ në Champions League sezonin e ardhshëm.

Related posts

“NUK KA PROBLEME MES PALËSH”/ Legjenda brazilian i sigurt: “Pleshti” do ta mirëpresë Griezmann…

Delo.autor

ANGLI-BELGJIKË/ Zgjedhje befasuese nga trajneri i “Tre Luanëve” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Manchester United vëzhgon mesfushorin e Nice, shihet si partneri ideal për Pogba

Q.Autor

Leave a Comment