Boks Sport

Joshua thotë fjalët që i presin të gjithë: Meçi ndaj Wilder do të zhvillohet këtë vit

Kampioni i unifikuar i botës, Anthony Joshua, ka folur edhe njëherë për duelin e mundshëm me Deontay Wilder.Titulli i WBC-së është i vetmi që i mungon boksierit britanik për t’u shndërruar në kampionin e padiskutueshëm botëror, ndërsa ai rrip i takon boksierit amerikan.

Ka kohë që 32-vjeçari Wilder i ka kërkuar meç Joshuas, mirëpo 28-vjeçari kishte heshtur deri pas fitores ndaj Joseph Parkerit.Që në ring, pas triumfit, ‘AJ’ i tha fjalët që Wilder i priste: “Le ta zhvillojmë meçin!”. Ndërsa pas triumfit të Tony Bellew ndaj David Hayes në O2 Arena, Joshua ka deklaruar se dueli ndaj amerikanit do të ndodhë këtë vit.

 

“Meçi do të ndodhë, me shumë mundësi 95 për qind këtë vit. Kanë mbetur vetëm disa detaje, jam shumë i interesuar”.“Nuk mund të ma ofroni vetëm një çmim për duelin, dua që ky duel të zhvillohet në potencialin maksimal të tij”.

“Jam përgatitur shumë dhe dua që të ndodhë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e kundërta, ata e duan në Amerikë, por unë jam shumë i interesuar”, ka deklaruar Joshua për Sky Sports Box Office.

Related posts

Everton shkarkon trajnerin, paguan 6 milionë paundë dëmshpërblim…

Sadik.Autor

DËMTIMET PO I KTHEHEN NË MAKTH/ Ylli i Inter humbet gjysëmfinalen e Europa League

Delo.autor

ARSENAL-VALENCIA/ Lacazette barazon shifrat për “Topçinjtë”, ja goli fantastik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment