Futboll Seria A Sport

Basha dhe Bari nuk ndalen, shumë pranë Serie A

 Java e 40-të e Serie B të Italisë rerzervoi rezultate pozitive për futbollistë shqiptar. Një prej takimeve që spikati në këtë raudn ishte ai mes Barit dhe Perugias. Ekipi puljez ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Migjen Basha fitoi me rezultatin 3-1. Një fitore që i afron akoma më tepër me Serie A për vitin tjetër ku në dy javë nga fundi, jugorët janë vetëm 4 pikë larg vendit të dytë.

Një dominim nga fillimi në fund i takimit ky për Barin që kaloi në avantazh të dyfishtë në pjesën e dytë. Diamanti shkurtoi shifrat para se Bari të vuloste me anë të Floro Flores rezultatin 3-1. Basha luajti gjatë gjithë ndeshjes duke qenë një ndër më të mirët në fushë.

Related posts

Mourinho gjen zëvendësuesin e Lukaku tek Juventus

Isa.Autor

KLAUS GJASULA DO VIJOJË TË LUAJË NË GJERMANI/ Klubi i tij i ofron rinovimin

F.autor

PEZULLIMI/ Protestoi ndaj arbitrit, Gjykatësi Sportiv dënon Spaletin me…

Delo.autor

Leave a Comment