Futboll Seria A Sport

Messi ka vetëm një datë të rëndësishme përpara Kupës së Botës

Lionel Messi ka vetëm një datë të shënuar në ditarin e tij përpara Kupës së Botës dhe kjo është ‘El Clasico’ kundër Real Madridit. Pas kësaj, gjithë energjia dhe koncentrimi i tij do të përqëndrohen në kompeticionin e Rusisë. Ai tashmë ka një fund paksa të çuditshëm në sezon dhe ndërkohë që u pa në autobuzin e hapur me një buzëqeshje të madhe, pasi fitoi dopietën duke shkruar në “Instagram”: “Ne ishim duke pritur për të festuar dopietën me tifozët tanë”. Nuk duket sikur është plotësisht i kënaqur. Mënyra sesi Barcelona u eliminua nga Champions League nga Roma dhe fakti që Cristiano Ronaldo mund të fitojë turneun me Realin e Madridit, kanë lënë një shije të hidhur për argjentinasin.

Ndërsa në të njëjtën kohë ai ka patur probleme të vogla me gjurin që nga fundi i marsit, në një sezon që deri më tani ka qenë pa dëmtime serioze. Gjithçka tregon se ai do të mbërrijë në Rusi në formë më të mirë se ai ishte katër vjet më parë, kur kishte përfunduar një sezon plot dëmtime. ‘El Clasico’ do të jetë ndeshja e 52-të e Messit në këtë sezon, që është gjashtë më shumë se në vitin në 2014 dhe është pak a shumë në nivel me vitin 2010 kur luajti 53 ndeshje.

Messi e ka çuar “Albiceleste” në finalen e Kupës së Botës dhe tre herë finale në Copa America, duke humbur në të katër rastet. Ylli i Barcelonës shpesh është krahasuar me Diego Maradona dhe disa mendojnë, se Messi ka nevojë për një trofe të Kupës Botërore për të qenë i mrekullueshëm. Megjithatë, Cesar Luis Menotti, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 1978 si trajner, beson se Messi tashmë konsiderohet i madh. “Di Stefano nuk e fitoi Kupën e Botës dhe as Omar Sivori”, tha Menotti në një intervistë me programin ‘Estadio TNT Mundial’. “Shpresoj që ai ta fitojë, por historia e tij është shkruar me titujt e tij 20 dhe golat e tij. Nuk mendoj se ai ka nevojë për një Kupë Bote që të jetë pjesë e futbollistëve të mëdhenj të historisë. Ai tashmë është atje, kjo kuptohet”, shtoi ai.

Related posts

”El Clasico” në të gjithë botën, ja dimesionet e kësaj përballje madhështore

Sadik.Autor

KAOS NË KATAR PËR PSG/ Neymar realizon ëndrrën e tifozit (VIDEO)

Delo.autor

TRAJNERI PIRLO MERR LAJMIN E MIRË/ U dëmtua në sfidën ndaj Portos, ja ekzaminimet për lojtarin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment