Futboll Sport

Laçi tronditet pas fitores me Skënderbeun, shkak bëhet mesfushori

Laçi ka mundur dje të bëjë një paraqitje mjaft pozitive duke dominuar totalisht Skënderbeun dhe në fund duke i marrë tri pikë skuadrës korçare pas fitores 3-2. Sigurisht që fitorja ka rikthyer buzëqeshjen në Laç për vetë objektivat që klubi ka, të cilat kanë të bëjnë me pjesmarrjen në Europë.

Edhe pse tre pikë të fituara nga kurbinasit, ndeshja ndaj Skëndebreut ka lënë shije të hidhur. Një prej titullarëve të Laçit, Myrto Uzuni ka marrë një karton të verdhë, duke e penalizuar këtë të fundit për takimin me Flamurtarin.

Mesfushori ka plotësuar numrin 4 të kartonave, në këto kushte është mungesë e sigurt në takimin e ardhshëm. Kurbinasit do bëjnë maksimumin që ta kenë në fushë në finalen e Kupës që do luajnë sërish po ndaj skuadrës korçare.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi i Besës tek Vllaznia, ja formula e transferimit…

Delo.autor

SFIDA NDAJ JUVENTUSIT/ Ancelotti po mendon për Hysajn, por ka…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Reali është si zakonisht me fat në shortin e Champions, por historia “kualifikon” kundërshtarët

Delo.autor

Leave a Comment