Futboll La Liga Sport

Surprizon Barcelona, lojtarët në lokal nate para sfidës së “El Clasico”

24 orë para duelit të madh të La Liga, ndeshjes së madhe të “El Clasico”, lojtarët e Barcelonës kanë vendosur të kalojnë natën jashtë me bashkëshortet e tyre. Duket se për kampionët e saposhpallur të Spanjës kjo ndeshje e veçantë ndaj Real Madrid nuk ka shumë rëndësi, ndaj kanë vendosur të festojnë triumfin një ditë para sfidës.

Lionel Messi, Luis Suarez, Philippe Coutinho, Jordi Alba, Sergio Busquets, Paulinho, Andres Iniesta dhe, Ivan Rakitic, të shoqëruar nga gratë e tyre, janë fotografuar duke darkuar së bashku në një nga restorantet e njohur katalanse, të njohur me emrin “Zuu”. Të gjithë kanë qenë të qeshur e të lumtur, çka duket edhe në fotot e shumta që lojtarët kanë postuar në rrjetet sociale. Barcelona synon që ta mbyllë këtë sezon e pamposhtur në fushën e saj.

Barcelona e ka fituar që fundjavën e kaluar titullin kampion, ndërkohë ë sot në mbrëmje do të luhet sfida e madhe e La Liga, ajo ndaj Real Madrid në “Cam Nou”. Nuk ka ndodhur shpesh që lojtarët e Barcelonës të kalojnë një mbrëmje të tillë, por duket se këtë herë kanë marrë leje edhe nga trajneri Ernesto Valverde për të festuar të gjithë së bashku. Mësohet se lojtarët janë lejuar të festojnë si titullin kampion ashtu dhe fitoren e Kupës së Mbretit.

Related posts

“DASHURIA E VJETËR”/ Berlusconi: “Ky MILANI i Gattusos nuk më PËLQEN!”

Isa.Autor

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Trajneri Pirlo: Ronaldo ka nevojë për pushim, por do të shtrëngojë dhëmbët sepse…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Barcelona kryen transfertën e madhe në verë me yllin…

Delo.autor

Leave a Comment