Futboll La Liga Sport

Barcelona – Real Madrid, statistikat e përballjes, ja kush ka fitore më shumë

Barcelona dhe Real Madridi janë takuar 237 herë në kompeticione zyrtare, 95 herë kanë fituar Los Blancos, 93 fitore Barça dhe 49 herë janë ndarë baras.Bilanci në Camp Nou është, 43 ndeshje janë fituar nga vendasit, 19 barazime dhe 20 herë kanë triumfuar mysafirët.

Në “El Clasico” janë shënuar 786 gola: 399 nga Madridi dhe 387 nga Barça. Goli i parë që do të shënohet, nëse shënohet sonte, do të jetë i 400-ti, shifër që Los Blancos kanë menaxhuar ta arrijnë kundër Atlético de Madrid (463), Athletic Bilbao (437) dhe Sevilla (405).

Madrid mund të bëhet klubi i parë që i shënon 400 gola Barcelonës në 119 vite histori. Ata ndiqen nga Atlético (344), Athletic (320), Valencia (320) dhe Espanyol (291).

Golin e parë të Madridit kundër Barcelonës e ka shënuar anglezi, Arthur Johnson më 1902, shifra 100 është arrit me golin e Sabino Barinaga më 1948, 200 nga Gento më 1966 dhe 300 Zamorano më 1993, raporton AS.

A do ta arrijë Reali golin e 400 sonte dhe kush do të jetë ai që do të shkruajë emrin në histori të El Clasicos?

Related posts

Sevilla, Montella nuk heq dorë nga kualifikimi

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Ditë e errët për Veselin, shkakton dy penallti dhe ndërshkohet me të kuq (VIDEO)

Delo.autor

RINOVIMI ME YLLIN SUEDEZ/ Ja 3 bonuset që Milan i ofron Ibrahimovic!

Delo.autor

Leave a Comment