Futboll Seria A Sport

“Zoti zbret me makinë”, Milan gjen Rui Costa-n e dytë

“Një dhjetë atipike”. Kështu e ka quajtur Rino Gattuso në fund të ndeshjes kundër Verona-s. Atipik ose jo, më në fund Milani, siç evidenton dhe gazeta e përditshme e sportit në Itali, “La Gazzetta dello Sport”, ka gjetur një numër dhjetë. Bëhet fjalë, natyrisht, për Hakan Calhanoglu, i cili është vërtetë një “deux ex machina” (Zoti zbret me makinë) në formacionin kuqezi.

Klas dhe sakrificë – Pas Boateng-ut, mbi të gjitha Honda-s, populli milanist, dëshironte në ekip dikë që fanella që është mbajtur, ndër të tjerë, nga Liedholm, Rivera, Rui Costa dhe Seedorf të kthehej në origjinë, në fantazist por edhe në sakrifikues. Mirë, Calhanoglu ja ka arritur t’i mbledhë të gjitha gjërat së bashku. Ndoshta turku nuk ja ka arritur që të jetë në vijimësi të gjithë 90 minutave, por kur është i ndezur, ai është spektakolar.

Calha – Milan – Shkëmbime, mbivendosje, gjuajtje, driblime dhe gola. Repertori i Calhanoglu është aq i plotë sa është dhe i pasur. Gattuso e adhuron, sepse gjithashtu e nxori atë nga guaska. Rino, me pak fjalë, e konsideron atë një krijesë të tij. Tekniku ka besuar përherë në cilësitë e dhjetës kuqezi. E ka bërë edhe në dhjetor, kur Milan dhe Calhanoglu dukej se ishin zhytur në një dimër të pafund mes tyre. Epo, ai kishte të drejtë!

Related posts

E RRALLË QË LUAN PËRKRAH CR7 DHE “PLESHTIT”/ Dybala: E vështirë ta shpjegosh që…

Delo.autor

ARSENAL-VILLARREAL/ Të dy ekipet do të “luftojnë” deri në fund për një vend në finale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Dridhet “Juventus Stadium” Napoli shënon gol

Sadik.Autor

Leave a Comment