Futboll Sport

Vedat Muriqi, kampion në Ligën e Parë turke me Rizesporin

Një trofe i rëndësishëm në karrierën e Vedat Muriqit. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka festuar triumfin e skuadrës së tij Rizespor në Ligën e Parë turke. Ekipi nga verilindja e Turqisë e kishte siguruar vendin e parë që javën e shkuar, megjithatë festa e ligjshme u organizua pas ndeshjes së fundit, që të ashtuquajturit “Skifterat e Detit të Zi” zhvilluan në “Yeni Rize Stadi” kundër Gazishehir Gaziantep, duke fituar me shifrat 4-2.

Muriqi ka qënë një nga lojtarët kryesorë për skuadrën e drejtuar nga Ibrahim Yzymlez. 24-vjeçari iu bashkua Rizesporit në muajin janar nga Genclerbirligi. Sulmuesi ishte pikë referimi në majën e repartit te avancuar dhe u aktivizua si titullar thuajse në të gjitha sfidat duke shënuar 8 gola.

Ish-lojtari i Teutës dhe Besës së Kavajës rikthehet menjëherë të luajë në Superligën turke, kësaj radhe me ngjyrat e Rizespor, klub me të cilin nënshkroi për dy vite e gjysmë në muajin Janar. Në 4 vite në Turqi shtatlarti ka gjetur rrugën e rrjetës në 41 raste mes Superligës, Ligës së parë dhe Kupës së vendit euro-aziatik.

Related posts

KUPA E AMERIKËS/ Mes Kilit dhe Perusë, Brazili pret kundërshtarin e finales

Delo.autor

NGA DI NATALE TEK CUADRADO/ Ja tetë lojtarët e fundit që shënuan nga goditja e këndit…

Delo.autor

Kane merr Këpucën e Artë, Courtois Dorezën. Mbappe i riu më i mirë, Modric më i miri i “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment