Futboll Premier League Sport

Manchester City gati të ofrojë 60 mln € për 18-vjeçarin e Ajax

Manchester City pritet të bëjë një ofertë 60 milionë euro për talentin e Ajax Matthijs de Ligt këtë verë.

Skuadra e Pep Guardiola-s ka nevojë për një tjetër qendërmbrojtës me Kompany, Otamendi, Stones dhe Laporte që ndodhen aktualisht në skuadër.

Gjithsesi, kapiteni Kompany tani është 32 vjeç, prandaj Guardiola ka piketuar De Light si pasardhësin afatgjatë të belgut.

Megjithëse vetëm 18 vjeç, De Ligt konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit evropian pasi shpërtheu me ekipin e parë sezonin e kaluar.

Ai ka një kontratë deri në 2021 me Ajax dhe klubi pritet të kërkojë një shumë të kripur për të hequr dorë prej tij. Por City ka besim se mund ta transferojë mbrojtësin dhe paratë nuk i mungojnë.

Arsenal, Barcelona dhe Bayern Munich gjithashtu thuhet të jenë interesuar për talentin, i cili ka qenë partneri i Davidson Sanchez sezonin e kaluar te Ajax.

Related posts

MOVIOLA INTER-JUVENTUS/ “OK” penalltia e bardhezinjve, Inzagi e meritoi kartonin e kuq (VIDEO)

Delo.autor

“XHELOZIA” E RASHICËS DHE “BISHAT” E SHAQIRIT/ Postimi i mbrojtësit të Kosovës bën bujë në rrjet

F.autor

ARBITRI MË I MIRË/ Mjeshtri i VAR-it: JA kush do të vendos drejtësi në JUVE-INTER

Isa.Autor

Leave a Comment