Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Agjenti i Hakimi: Ai zgjodhi Interin përpara 10 ekipeve. Përpara se të firmoste me Zikaltërit…

Ashraf Hakimi po zhvillon një sezon mbresëlënës me fanellën e Interit, dhe shumë shpejt i mori zemrat e tifozëve zikaltër me paraqitjet, golat, asistet dhe kalimet nga krahu i djathtë si një “turbo”, ku skuadrës nga Milano i mungonte që në kohërat e Maikonit një mbrojtës i tillë.

Agjenti i mbrojtësit maroken, Alehandro Kamano është intervistuar nga mikrofonat e “FcInterNews.it”, ku ka folur në 360 gradë për Hakimin dhe vendimin e tij për t’u transferuar tek Interi:

“Drejtuesit e Interit kanë punuar fort dy vitet e fundit për të bërë për vete Hakimin. Kanë bërë një investim të magjishëm, në një moment ne jemi të shqetësuar për të ardhmen e futbollit. Për këtë e vlerësoj shumë pasi zikaltërit kanë bërë një investim për një lojtar 22 vjeç me një të ardhme brilante.

Pas tij ishin 10 skuadra në Europë. Por ai zgjodhi Interin, skuadrën ku ai dëshironte dhe po jep gjithçka që ka. Hakimi ka realizuar ëndrrën e tij që të luante me Interin.

Përse Interi dhe jo 10 skuadrat e tjera? Sepse historikisht, Interi të ofron objektiva të rëndësishëm. hakimi përpara se të firmoste me Interin, ndiqte shumë ndeshje të tyre.

Për të ndjekur klubin, për të kuptuar gjithçka, për të parë si do të ishin shokët e tij të rinj të skuadrës.”

Related posts

E FUNDIT/ Ivan Gazidis shtrohet në spital për tumor, reagon Milani me komunikatë zyrtare

Delo.autor

MotoGP/ Dominoi në pistën Austin, por Marquez nuk është i kënaqur

Sadik.Autor

“U rrita në mes të grurit dhe deleve, babain e kam nga Shqipëria”/ Rrëfimi emocionues i presidentit të Steauas

Delo.autor

Leave a Comment