Futboll Sport

SKANDAL/ Përshëndetje naziste, pezullohet ekipi gjerman

Një skuadër e tërë e pezulluar dhe dy trajnerë të shkarkuar, njëri prej të cilëve i denoncuar në forcat e rendit, nuk mund të shkelin më në qendrën sportive.

Një skandal ka prekur Lokomotivën e Lajpcigut (që militon në kategorinë e katërt) dhe sektorin e saj të të rinjve.

Djemtë e lindur mes vitit 2003 dhe 2004 kanë vendosur të shkrepin një foto të skuadrës ku bëjnë përshëndetjen naziste.

Fotoja duhet të xhironte mes grupit të tyre në “Whatsapp”, por aksidentalisht ka përfunduar në duart e një prej drejtuesve të klubit, që vendosi të ndërhyjë menjëherë.

Fotoja, që për ideatorë kishte dy trajnerët, solli pezullimin e tyre të përjetshëm nga klubi, ndërsa skuadra është pezulluar deri në fund të sezonit

Related posts

REAL MADRID E PAPËRMBAJTSHME/ Realizohen dy gola në një minutë ndaj Leganes, ja golat (VIDEO))

Delo.autor

EURO 2020/ Shqipëria rrezikon gjobë të majme, nëse merren edhe 2 kartonë të verdhë në pjesën e dytë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Futbolli dhe Covid-19 ndajnë Italinë, e pamundur të luhet në veri

Delo.autor

Leave a Comment