Futboll Seria A Sport

PROJEKTI PËR IMPIANTIN E RI/ Inter dhe Milan lënë mënjanë rivalitetin, “kushërinjtë” shkojnë në Bashkinë e Milanos

Stadiumi i ri i Milanos ka bërë bashkë sot Interin dhe Milanin. Ditën e sotme, dy rivalët e përjetshëm kanë dërguar dokumentacionin e plotë në Këshillin Bashkiak për projektin e ndërtimit të impiantit të ri të futbollit italian.

Sipas mediave italiane, dy superfuqitë e futbollit italian dhe europian kanë dërguar propozimet për hapësirën rreth stadiumit të ri që do të përdoret për nevoja publike dhe argëtuese si dhe për koston financiare të këtij investimi.

Pritet vendimi i Këshillit Bashkiak të Milanos pas këtij hapi të hedhur nga të dyja  klubet.

Prej kohësh është përfolur për ndërtimin e një stadiumi të ri në Milano, por Këshilli Bashkiak i qytetit ka ngadalësuar përfundimin e këtij proçesi duke kërkuar plotësimin e shumë hapave burokratike.

Related posts

KACAFYTJE DHE PËRPLASJE/ Shikoni momentin e sherrit masiv në Arsenal-Tottenham, lojtarët bëhen me…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luan ndeshja Juventus-Bologna. Rezultati 1-0

Delo.autor

“MANCHESTER UNITED KA PASUR GJITHNJË LOJTARË”/ Paul Scholes nuk bind: Pogba duhet të tregohet më i…

Delo.autor

Leave a Comment