Futboll Premier League Sport

Një tjetër klub siguron kalimin në Premier League, katër vite pritje

Cardiff City matematikisht është rikthyer në Premier League, pikërisht katër vite pas largimit nga elita e futbollit anglez, kur në sezonin 2013-14 renditej në vendin e 20.

Klubi uellsian siguroi të dielën ngjitjen në Premier League duke u bërë kështu skuadra e dytë që siguron elitën pas barazimit pa gola ndaj Reading-ut në javën e fundit të kampionatit, teksa do të jenë shoqëruesit e Wolverhampton, ekip që kishte siguruar kalimin në elitë disa javë më parë.

Pas ndeshjes, në fushën e tyre dhe në stadiumin e tyre të gjithë të pranishmit kanë festuar rikthimin e tyre në Premier League, ku kanë zaptuar fushën për të festuar me lojtarët dhe gjithë stafin e ekipit të tyre të zemrës.

Për biletën e mbetur për ngjitjen në elitë janë katër skuadra që do të luftojnë me njëra-tjetrën në zonën e “play-off”-it. Pikërisht ekipe si Aston Vila, Fulham, Middlesbrough dhe Derby do të kenë ndeshje shtesë për të provuar emocionet e elitës.

Ndërkohë, dje është vendosur skuadra e parë që nuk do të jetë më pjesë e Premier League, Stoke City pas humbjes ditën e djeshme siguroi matematikisht rënien, ndërsa duhet edhe një javë nga përfundimi i kampionatit. Janë disa skuadra në garë, ndërsa nuk dihet ende se kush do të ketë fatin e skuadrës së Xherdan Shaqirit.

Related posts

JUVENTUS “I FRIKSHËM” NË MERKATO/ “Zonja e Vjetër” kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës yllin…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Barcelona i ndërpret kontratën futbollistit shqiptar. Shkak bëhet…

Delo.autor

Balotelli në superformë, Italia dhe Dortmundi dy stacionet e radhës

Sadik.Autor

Leave a Comment