Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Huddersfield prish festën e titullit të Qytetarëve

Manchester City nuk ka arritur të gjejë golin në ditën e festës së titullit në Etihad teksa Huddersfield ka qëndruar i fortë në prapavijë duke marrë një barazim 0-0. Një barazim që i vlen shumë ekipit të Wagner që po lufton për mbijetesën dhe vazhdon të qëndrojë jashtë zonës së rënies pikërisht në vend të 16-të.

Pjesa e parë ishte interesante, City kishte mbajtjen e topit por rastet e pastra për gol i kishin vizitorët që nëse do të ishin treguar më të saktë mund të kishin shënuar. Qytetarët nuk arritën të prodhonn volumin e madh të lojës dhe si pasojë edhe rastet e pastra për gol mungonin. Jesus ishte në hije, po ashtu edhe Sterling me Sane.

Edhe pas pushimit situata nuk ndryshoi. Dominimi i vendasve u rrit ndjeshëm dhe Huddersfield nuk mundi të kalonte gjysmëfushën e tij në asnjë moment. City dominon por nuk gjen hapësira në zonën kundërshtare. Do të kishte qenë fitorja e 31-të në kampionat, një rekord që duhet të arrihet ndeshjen e radhës.

Related posts

LEKSION QYTETARIE/ Ja momenti kur Vllaznia bën tunel parakalimi për Skënderbeun pasi e mundi (VIDEO)

Delo.autor

YLLI BELG KA SHËNUAR 1 GOL NË 5 NDESHJE/ Tuchel: Situata e Lukakut nuk zgjidhet me një hap, e dimë që…

Delo.autor

DOMINOJNË MILAN DHE JUVENTUS/ Faqja e statistikave realizon “Top 11” të Serie A për vitin 2020

Delo.autor

Leave a Comment