Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Biletat e Juve-Verona vërtetojnë lamtumirën e Buffon?

Portieri i Juventus ka rritur çmimet e biletave për ndeshjen e fundit brenda në shtëpi ndaj Verona-s, diçka që tregon se ajo mund të jetë ndeshja e fundit e Gianluigi Buffon.

Portieri pritet të tërhiqet në fund të sezonit, por deri tani nuk është bërë asnjë konfirmim zyrtar.

Zonja e Vjetër do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit në Allianz Stadium ndaj Verona-s, dhe çmimet e biletave tregojnë se ai mund të varë përfundimisht dorezat.

Bileta më e lirë do të jetë 35 euro, në Tribuna Nord dhe Tribuna Sud, teksa më e shtrenjta është ajo e Tribuna Est Centrale 125 euro.

Për tifozët e Verona-s bileta më e lirë do të jetë 50 euro, ndërsa më e shtrenjta 180 euro.

Por në atë ndeshje mund të jetë edhe festa e titullit prandaj ajo gjeneron më shumë interes.

Related posts

Shkëlqyen në Botëror/ Yjet shqiptarë në garë për një çmim të rëndësishëm

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Lokomotiv Moscow

Q.Autor

RISI NË SERIE A/ Lojtarëve do u ndalohet të veshin fanella me ngjyrë të gjelbërt

Delo.autor

Leave a Comment