Futboll Premier League Sport

Rivaliteti mënjanë, tifozët e Sitit i urojnë shërim të shpejtë Fergusonit (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, një lajm i hidhur pushtoi botën e futbollit, teksa legjenda Aleks Ferguson, pati një hemorragji në tru, dhe u detyrua urgjentisht të operohej. Por rivaliteti në fushë është lënë jashtë kësaj herë. Tifozët e Sitit, ditën e sotme, përpara ndeshjes me Hudërsfilld, shpalosën një pankartë interesante.

Në të lexohej “Futbolli menjanë, sherim të shpejtë Fergi”. Një mesazh kuptimplotë nga tifozët e “qytetarëve”. Derbi i Mançesterit është një nga më të zjarrtët në botë, madje herën e fundit tifozët percipituan në dhunë, por ata dinë të jenë edhe njerëzorë. Siti barazoi në ndeshjen ndaj Hudërsfilld me rezultatin 0-0, por ata tashmë e kanë siguruar kampionatin.

Related posts

Miralem Pjanic: Roma dhe Napoli nuk fitojnë asgjë

Sadik.Autor

Flamurtari-Laçi nuk dihet ende ku do luhet, ja “oferta” e vlonjatëve për FSHF

Sadik.Autor

TRASFERIMI I BUJSHËM/ Man City zëvendëson yllin e mesfushës me londinezin 60 milionësh

Delo.autor

Leave a Comment