Futboll Seria A

Juve i vë çmim Alex Sandros, ja sa duhet të paguajnë skuadrat e interesuara për të

Juventusi është i gatshëm ta shesë Alex Sandron nëse ndonjë klub paguan 60 milionë euro – bën të ditur Tuttosport.

Mbrojtësi i krahut ishte kërkuar edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo Bianconerët refuzuan ta shisnin për afro 70 milionë euro.

Paraqitjet e Sandros këtë sezon nuk janë të kënaqshme për kamponin italian, ndërsa Juve e ka edhe Leonardo Spinazzolan, i cili është i huazuar te Atalanta.

 Për këtë arsye, klubi është duke menduar që ta shesë futbollistin, ndërsa çmimi i tij është 60 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Madje, sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër mund ta shesë lojtarin që në afatin kalimtar të janarit.

Manchester Unitedi, Manchester City dhe Chelsea janë disa prej klubeve të interesuara për shërbimet e futbollistit brazilian.

Alex Sandro luan te Juventusi nga viti 2015 kur u transferua nga Porto.

Related posts

E PABESUESHME/ MILANI bën gati BOMBËN në MERKATO interesohet për dyshen e Liverpool

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht Valencian në “Camp Nou” dhe ngjitet në vendin e shtatë

Delo.autor

Guardiola: Mos na krahasoni me to, jemi ende larg këtyre tri klubeve!

Delo.autor

Leave a Comment