Futboll La Liga Sport

Reali refuzoi t’ua bënte Korridorin e Nderit, por stafi i Barcelonës e bën vet

Real Madridi refuzoi t’ia bënte Korridorin e Nderit Barcelonës që u shpall kampion i La Ligas për sezonin 2017/2018. Pas fitores ndaj Deportivo la Corunas, Blaugranët u shpallën matematikisht kampionë të Spanjës, mirëpo në ‘el Clasico’, krerët e Los Blancos vendosën të mos e nderonin rivalin e përbetuar me atë që njihet si Korridor i Nderit.

Mirëpo, falë aftësive improvizuese të Gerard Pique, katalunasit ia bënë vetes Korridorin e Nderit. Mbrojtësi i Barcës e mori mikrofonin dhe u tha tifozëve se do ta bënin gjithçka vet.

“Meqë jemi familje dhe ata nuk deshën të na bënin Korridorin e Nderit, kërkoj nga stafi ynë që ta bëjë dhe do ta bëjë”. “Ky është Korridori i Nderit për djemtë që kujdesen për Barcelonën”, është shprehur Pique. Dhe gjithçka shkoi bukur me mbështetjen e gjithë atyre tifozëve në Camp Noue, megjithëse duhej të ishte vetëm një improvizim.

Related posts

Letra prekëse për Astorin: “Më prit kur të vijë ora ime”

Q.Autor

FIFA: Ky është lojtari i ndeshjes Uruguai – Arabia Saudite

Isa.Autor

PANIK NË ANGLI/ Zhduket avioni që po sillte sulmuesin argjentinas (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment