Moto GP Sport

Rossi lëshon alarmin: Situatë kritike, nuk arrijmë dot të rivalizojmë

“Është e qartë që gjërat nuk funksionojnë, jemi të avashtë dhe duhet të reagojmë sa më shpejt. Situata është kritike”, ka deklaruar Valentino Rossi, piloti i Yamaha, që dje u rendit në vendin e pestë në garën e zhvilluar në pistën e Jerez. Akoma edhe më keq u paraqit shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales, i shtati, një garë ku motori japonez u paraqit dobët dhe konfirmoi vështirësitë që ka në pistë.

“Situata është më keq nga sa mendoja, pasi shpresoja që të isha më i shpejtë në pistë. Është turp të mendosh se jemi të kënaqur me vendin e pestë, pasi dhamë maksimumin në pistë. Nëse nuk do të kishte qenë rrëzimi i tre pilotëve, do të ishim në vendin e tetë. Jemi të avashtë dhe nuk reagojmë dot, një problem që duhet ta zgjidhim sa më shpejt. Kjo është alarmante”, u shpreh Valentino Rossi.

Related posts

DISFATA NË DERBIN E ITALISË/ Flet ish-presidenti i Inter: Conte mund të aspirojë për titullin, por…

Delo.autor

NJË GOL PËR REKORD/ Shënohet për 13 sekonda pa prekur topin (VIDEO)

F.autor

E PABESUESHME/ Dybala zbulon se çfarë i tha Mourinhos pas gjestit provokues, nuk e…

Isa.Autor

Leave a Comment