Europa League Futboll Sport UEFA

Liga e Europës, UEFA cakton gjyqtarin holandez të finales së Lyon-it

Bjorn Kuipers është emëruar për të gjykuar finalen e Ligës së Europës, e cila do të luhet mes Olympique Marseille dhe Atlético Madrid më 16 maj, në stadiumin e Lyon (Francë).
Kjo do të jetë finalja e dytë e këtij turneu kontinental, që do të udhëheqë gjyqtari holandez, i cili ka bërë drejtësi edhe në vitin 2013, në sfidën mes portugezëve të Benfica dhe londinezëve të Chelsea, e cila u fitua nga anglezët, me rezultatin 2-1.

Në këtë finale, Kuipers do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij, Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra. Gjyqtari i katërt do të jetë polaku Szymon Marciniak, ndërsa dy asistentët: Danny Makkelie dhe Paulus van Boekel, të dy nga Holanda.

Related posts

E pazakontë në Holandë/ Tifozët miq u hedhin fëmijëve vendas… LODRA dhe ARUSHË (VIDEO)

Isa.Autor

“LIVERPULI SHUMË I FORTË”/ Gjimshiti: Humbëm ekuilibrin, të mendojmë për… Interin

Delo.autor

“JASHTËTOKËSORI” MESSI/ Ka shënuar gola aq sa klubi anglez, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Leave a Comment