Bundesliga Futboll Sport

James, kundër kthimit në “Bernabeu”: Sa mirë te Bayerni, dua të qëndroj këtu!

James Rodriguez dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij te Bayern Munich, pasi huazimi i tij nga Real Madridi i përfundon. Mesfushori pranon se në Bundesligë i ka tejkaluar pritshmëritë e tij.
Kolumbiani ndërkombëtar ka impresionuar në “Allianz Arena”, duke u bashkuar me një marrëveshje huazimi dyvjeçare, në korrik të vitit të kaluar.

Kreu ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, konfirmoi muajin e kaluar se kanë mundësinë të nënshkruajnë me James për një marrëveshje të përhershme prej 42 milionë euro, megjithëse theksoi se nuk kishte nxitje për shkak të klauzolës.

James, i cili shënoi golin e tij të shtatë dhe dha asistin e 11-të në Bundesligë, në fitoren 3-1 të së shtunës, në Këln, pranon se do të jetë i kënaqur të qëndrojë në Bavari për një kohë të gjatë: “Po bëj shumë mirë. Është një ligë e mirë këtu në Gjermani, stadiumet janë plot. Kam ardhur këtu me një perceptim të ndryshëm. Jam mirë, shpresoj të qëndroj këtu. Ndihem shumë mirë”.

Bayern Munich kryeson me 24 pikë të qarta avancë nga ndjekësi më i afërt, në krye të Bundesligës, me ndeshjen e fundit të kampionatit të mbetur kundër Stuttgart, para se të takohet me Eintracht Frankfurt në finalen e “DFB-Pokal”.

Related posts

Guardiola me DORË TË HEKURT në stërvitje, u ndalon këto paisje lojtarëve…

Isa.Autor

Tifozët francezë i dalin në krah Balotelit për racizmin: Lëkurë e zezë, gjak i kuq, këtu je… (FOTO)

Sadik.Autor

VUAJTJET E YLLIT QË KONSIDEROHEJ “LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Musonda: Katër vite me dhimbje dhe zemër të thyer

Delo.autor

Leave a Comment