Futboll Sport

NGA SENSI TEK ZANETTI/ Ja deklaratat për Mauro Icardin i cili transferua tek PSG

Mauro Ikardi ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës, teksa dëshironte qëndrimin te Interi, por drejtuesit nuk e konsideronin si pjesë të skuadrës për sezonin e ri.

Megjithatë telenovela Ikardi përfundoi në orët e fundit të merkatos, teksa sulmuesi kaloi te francezët e PSG-së. Për argjentinasin kanë folur edhe disa nga lojtarët që kanë pasur mundësinë të punojnë me të, në periudha të ndryshme kohore.

Një prej tyre është edhe Stefano Sensi i cili kishte mundësinë të punonte shumë pak me Ikardin, pasi u bashkua me Interin vetëm në merkaton e verës: “Largimi i Mauros, nuk është as çlirim asgjë tjetër. Ekipi gjithmonë ka menduar të punojë fort”.

naingolan

Për Ikardin ka folur edhe Naingolan: “Të gjithë bëjnë karrierën e tyre, unë udhëtova me Interin drejt Kinës duke e ditur që nuk do të luaj në miqësore, por shpresoja që të ndryshoja gjërat. Argjentinasi ka shënuar më shumë se 100 gola në Serie A, duke dëshmuar se është një lojtar i rëndësishëm, unë i uroj atij më të mirën.”

lautaroicardi

Për argjentinasin ka folur edhe Lautaro Martinez, para përfundimit të sezonit të kaluar: “Unë jam i lumtur që ai u rikthye me ne, është shumë i rëndësishëm për ne dhe këtë e kemi parë në çdo ndeshje që ai ka qenë prezent.”

handanovic-icardi-handanovic-icardi-handanovic-e-icardi-fiorentinainter_1095737sportal_home

Gjatë kohës kur sulmuesi u përjashtua nga skuadra, foli edhe Handanoviç i cili mori shiritin e kapitenit: “Lojtarët kanë detyra për të bërë. Nuk duhet të mendojnë se nëse janë lojtarë të shkëlqyer mund t’iu lejohet të bëjnë çfarë të duan.”

zaneti

Edhe Zaneti për Argjentinasin është shprehur: “Unë nuk kam asnjë problem me Ikardin, do ta mbaj mend atë gjithmonë për të mirat që i ka dhënë Interit. Askush nuk mund të jetë më I rëndësishëm se ekipi. Shiriti i kapitenit do të thotë të jesh një shembull për shokët e skuadrës, për gjithçka që ndodh brenda dhe jashtë fushës.”

Related posts

NGRITJA NIS NGA RRJETET SOCIALE/ CR7, Bonucci, De Ligt dhe Dybala: Së bashku, mundemi! (FOTO)

Delo.autor

MAN.CITY “SHUPLAKË” BURNLEY POR SËRISH 20 PIKË LARG LIVERPOOL/ “Qytetarët” stërviten për Champions

Delo.autor

NJË TRAGJEDI QË NUK DO TË HARROHET KURRË/ Parlamenti francez vendos që mos të luhet futboll në këtë datë

Delo.autor

Leave a Comment