Futboll Sport

Të gjithë presin dënimin e Flamurtarit, Idrizi bisedime me të preferuarin e tij

Të gjithë presin dënimin e Flamurtarit dhe administratorit Sinan Idrizi. Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe po diskuton, pritet që masat të jenë të mëdha. Deklarata e FSHF-së i ka paraprirë një vendimi të tillë dhe me shumë mundësi Idrizi dhe Flamurtari do të bëhen shembuj. Kur vendimi po “gatuhet” në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, administratori Sinan Idrizi ka vijuar punën me klubin e tij dhe organizimin për të ardhmen. Megjithatë, nuk dihet nëse dhe ky veprim i Idrizit do të merret si provokim dhe sërish do të dalin në media gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve për të justifikuar veten. Rregullorja nuk i lejon të flasë, por duket se ky vit ka patur leje të veçanta për ata bilbila që janë “cënuar”.

Burimet e fundit që vijnë nga Vlora bëjnë me dije se Idrizi po i pret me qetësi masat e mundshme duke nisur nga përjashtimet dhe gjobat që mund të bëhen sa një “mal”. Administratori Sinan Idrizi po mendon për sezonin e ardhshëm. Ai ka takuar sulmuesin Danilo Alvesh dhe ka biseduar për rinovimin e kontratës së tij. Braziliani kishte probleme me teknikun Shpëtim Duro në janar, por ai e gjeti sërish veten dhe po vazhdon të luajë me personalitet.

Sulmuesi gëzon mbështetjen e të gjithë tifozerisë vlonjate, pasi ka treguar vlerat e tij me fanellën Flamurtarit. Impenjimi i tij nuk vihet në diskutim në asnjë ndeshje, pavarësisht se ka shumë vështirësi për të dalë te goli. Idrizi kërkon ta blindojë që tani sulmuesin, pasi nuk dëshiron që ta humbasë. Ai po punon për gjetjen e një trajneri tjetër, por deri atëherë kërkon që të ruajë dhe grupin e futbollistëve e sidomos ata më cilësorët. Alvesh konsiderohet i tillë dhe realisht ka dhuruar paraqitje të mira për ekipin bregdetar. 27-vjeçari po luan sezonin e tij të tretë në Vlorë. Ai është “kafshë”, por golat e tij janë me pikatore. 28 takime për të këtë sezon dhe vetëm 3 gola.

Related posts

ELEMINIMI NGA KUPA/ Alegri: Komplimenta Atalantës dhe arbitrit, s’ka vend për panik. Çmenduri nëse mendoni se…

F.autor

MERR VENDIMIN NGA “FIFA”/ Ylli i Premier Leagues ndryshon përfaqësuese, ja zgjedhja e mesfushorit

Delo.autor

KORONAVIRUSI “PARALIZON” TENISIN/ Shtyhen për vitin tjetër dy turnetë më të mëdha ekipore

Delo.autor

Leave a Comment